E rëndë, Dervish Hasi mori të miturën në shtëpi: Je gruaja ime e katërt
Dervish Hasi 42 vjeç , është arrestuar ditën e sotme pasi kishte shfrytëzuar për prostitucion dhe e kishte marrë të miturën që në moshë 14-vjeçare në shtëpinë e tij duke i thënë që ti je gruaja ime e katërt.
Mësohet se 42-vjeçari ishte i martuar edhe me 3 gra të tjera. Nga hetimet dhe nga deklaratat e grave të tij rezulton që Dervish Hasi me profesion mjek kirurg, kishte bërë edhe disa vepra të tjera të turpshme, përgjithësisht abuzime me të mitura.
Komisariati nr.1 i Policisë në bazë të indicieve që kishte dhe hetimeve që kreu, zbuloi rastin e shfrytëzimit të 16-vjeçares për prostitucion.
Kujtojmë që ky i fundit është me precedentë të mëparshëm penal pasi ka pasur probleme sa i takon armëmbatjes pa leje.
Vijon….