E rëndë! Bie nga lartësia, humb jetën turistja në Himarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Filikurit, në zonën e Potamit në Himarë, ku një shtetase e huaj ka humbur jetën pas një rrëzimi nga lartësia.

Disa turistë të huaj, adhurues të sporteve aventuriere si alpinizmi dhe hiking-u, kanë zgjedhur të zbresin drejt plazhit përmes terrenit të thepisur shkëmbor, duke shmangur rrugën e zakonshme detare me mjete lundruese apo kembesore.Sipas të dhënave paraprake, 23-vjeçarja me shtetësi holandeze, e cila ndodhej në shoqërinë e miqeve të saj, ka rrëshqitur aksidentalisht ndërsa shoku i saj e mbante me dorë, por nuk ka mundur dhe i ka shkare duke u rrëzuar nga një lartësi prej rreth 30 metrash.

Menjëherë janë njoftuar shërbimet e emergjencës.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë strukturat e Policisë së Himarës, policia kufitare Forcat zjarrfikësit dhe një ambulancë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga zona e vështirë shkëmbore.

Fatkeqësisht, e reja nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra, po ashtu dhe 18 vjecare ka marre plage nga renia e gurve por jashte rrezikut per jeten.
Turistët e pranishëm në zonë janë ndihmuar për t’u larguar në mënyrë të sigurt, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Ky është një rast tjetër që tregon rrezikshmërinë e aventurave në terrene të papërshtatshme dhe nevojën për kujdes të shtuar nga të gjithë ata që eksplorojnë natyrën jashtë rrugëve të sigurta .