E rëndë! Bie nga kati i katërt të një pallati punëtori teksa punonte, humb jetën 40-vjeçari në Shkodër

Rreth orës 12:28, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi M. A., rreth 40 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati në lagjen “Vasil Shanto”, gjatë procesit të punës për riparimin e një apartamenti.

Ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.