E rëndë! “Benzi” përplas për vdekje 4-vjaçarin në aksin Fushë Krujë-Tiranë
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 4- vjeçari ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fushë Krujë-Tiranë. Mësohet se mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 06.01.2024, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.