E rëndë! 39-vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga një makinë në Itali
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Cortona të Italisë, ku një burrë 39-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi është goditur nga një makinë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 7:45, ku urgjenca u njoftua menjëherë dhe aktivizuan edhe helikopterin e shpëtimit, por përpjekjet për të shpëtuar jetën e viktimës rezultuan të kota.
Sipas mediave italiane automjeti, i drejtuar nga një 19-vjeçar nga Cortona, po lëvizte në drejtim veri nga Liqeni Trasimeno drejt Cortonës, kur goditi për vdekje këmbësorin pranë rrugës. Viktima është identifikuar me inicialet E.G., banor në Tuoro
Dinamika e saktë e ngjarjes po hetohet nga karabinierët lokalë, të cilët po kërkojnë të zbulojnë nëse shoferi humbi kontrollin e mjetit para përplasjes, apo makina doli nga rruga më pas.