Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme rreth orës 18:30 në aksin rrugor Lushnje- Berat. Një 25 vjeçar, teksa drejtonte një automjet me hidrokarbure, është përplasur nga një mjet bujqësor. Për pasojë automjeti që drejtohej nga 25-vjeçari ka dalë nga rruga, duke vështirësuar nxjejrrjen e trupit. Kalimtarë të rastit, banorë të zonës, Zjarrfikëset dhe Policia, u bënë të gjithë bashkë për ta shpëtuar. Pas disa minutave tentativë, i riu u nxorr me shenja jete nga autoboti, por nuk mundi t’i rezistojë plagëve të marra, për pasojë, ndërroi jetë në spital.
Viktima është identifikuar si Petro Piti, i cili që pas vdekjes së të atit nga COVID, kishte marrë në manaxhim një pikë karburanti në Poshnje. Policia ka shoqëruar shkaktarin e dyshuar të këtij aksidenti të rëndë, shtetasin me inicialet A.T.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, një autobot i ngarkuar me lëndë hidrokarbure me drejtues shtetasin P. P., është përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin A. T.
Nga përplasja ka humbur jetën në spital drejtuesi i autobotit, shtetasi P. P.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin A. T., në Komisariatin e Policisë Lushnjë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.