E rëndë! 19-vjeçari qëllon për vdekje të atin dhe të ëmën, më pas vret veten me armë! Polici: U soll si përbindësh


Një 19-vjeçar nga Florida i ka dhënë fund jetës mes të shtënave me policinë pasi vrau prindërit e tij.

Christos Alexander Themelis Jr., 19 vjeç, nga Tampa, vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri. Ai u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në Florida të shtunën, pasi vrau prindërit e tij dhe plagosi një polic.

Sipas autoriteteve të Floridës Themelis vrau babanë e tij, Christos Byron Themelis, 51 vjeç dhe nënën e tij, Rebecca Ann Themelis, 48 ​​vjeç. Të dy ishin nga Tampa dhe djali i tyre jetonte me ta.

Të shtunën pas orës 23:00, urgjenca mori një telefonatë nga një grua e cila tha se burri i saj sapo ishte qëlluar. Pasi mbërriti ambulanca dhe policët, u pa një grua dhe një i ri jashtë shtëpisë.

I riu qëlloi për vdekje nënën e tij, dhe më pas u kthye drejt policëve dhe hapi zjarr, ku mbeti i plagosur në këmbë oficeri Shane McGough. Menjëherë pesë policë të tjerë iu përgjigjën zjarriti dhe 19-vjeçari u tërhoq në shtëpinë e tij. Pasi policia hyri brenda panë të riun e vetëvrarë pranë të atit, i cili ishte qëlluar më herët për vdekje,

“Përbindëshi që takuam këtë mbrëmje është përgjegjës jo vetëm për plagosjen e kolegut tonë, por edhe për vrasjen e nënës dhe babait të tij,” tha polici Chad Chronister në një deklaratë . “Policët tanë iu përgjigjën një skene kaotike dhe u vunë menjëherë në rrezik për të mbrojtur komunitetin tonë, pa reagimin e shpejtë dhe të shkathët të policëve, një lagje e tërë do të ishte në rrezik”, tha ai.

Polici i plagosur iu nënshtrua një operacioni të dielën për të hequr plumbin nga këmba e tij. Gjatë asaj procedure, u fut një shufër dhe kirurgët e vlerësuan procedurën të suksesshme.