E reja po lind! “Lëvizja Bashkë” zbulon detajet nga hapja e fushatës elektorale
“Lëvizja BASHKE” e udhëhequr nga Arlind Qori do të hapin fushatën elektorale nga Fieri.
Lëvizja BASHKË do ta nisë rrugëtimin elektoral ditën e diel (13 maj, ora 10:30) te teatri Bylis.
“NISIM FUSHATËN KOMBËTARE NGA FIERI
Lëvizja BASHKË do ta nisë rrugëtimin e vet elektoral nga Fieri, një nga qarqet më të rëndësishme ekonomike, sociale dhe politike të vendit. Fushata jonë nuk do të jetë thjesht aktivitet elektoral, por një përpjekje e madhe e përbashkët për të arritur ndërgjegjen e çdo qytetari që ka nevojë që vendi ynë të transformohet. Do të trokasim në çdo derë. Do të përshkojmë çdo rrugë. Do të ndajmë fjalë zemre e ide të reja me çdo qytetar. Do të hapim çdo shteg. Gjithçka për të sjellë të renë që kërkon një popull i tërë. Lëvizja BASHKË fton të gjithë qytetarët e Fierit, Lushnjës, Mallakastrës, Patosit, Roskovecit, Divjakës dhe krejt qarkut që të na bashkohen të dielën (13 prill) në orën 10:30 te teatri Bylis i qytetit të Fierit. E REJA PO LIND!”, njofton Lëvizja Bashkë teksa publikon posterin më poshtë: