E pranon por nuk e regjistron, KQZ: Basha ka 48 orë afat për plotësimin e dokumentacionit

Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka vendosur ditën e sotme që të pranojë kërkesën e grupimit të Bashës për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Për KQZ të drejtën për të regjistruar PD, bazuar në dokumente zyrtare e ka z. Basha, por dokumentacioni i dorëzuar nuk është i plotë duke i lënë 48 orë afat për plotësimin e dokumentacionit

“Cdo kompetencë tjetër mund të delegohet te të tretë. Deklarata e kryetarit të partisë është përgjegjësi dhe si përgjegjësi ajo nuk mund të delegohet.

Kompetenca mund të delegohet, përgjegjësia nuk mund të delegohet, ndaj duke e konkluduar këtë arsyetim, vlerësoj që dokumentacioni i paraqitur nga përfaqësuesi i PD, z.Basha nuk është i plotë ndaj do ju jap 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara. ” u shpreh Celibashi.

 

Check Also

Tentoi të rrëmbente vajzën e vogël dhe doli jashtë marketit/ Policia identifikon gruan: Vuan nga probleme të shëndetit mendor

Policia e Tiranës ka reaguar, në lidhje me një ngjarje të ndodhur disa ditë më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *