Nga Aida Topalli
Votimi nisi me vonesë
Që prej orës 7 të mëngjesit të ditës së sotme, datë 14 maj 2023, qytetarët shqiptarë, në të 61 bashkitë e vendit, votojnë për përfaqësuesit e rinj të pushtetit vendor. Teksa kanë kaluar plot 5 orë që nga nisja e procesit, një sërë incidentesh, parregullsish e problematikash janë regjistruar. Që në nisje, komisionerët e partive opozitare u paraqitën më vonesë në qendrat e votimit, teksa KQZ kishte urdhëruar një natë më parë se të gjitha QV-të e KZAZ-të duhet të jenë të hapura që në orën 6 të mëngjesit.
Probleme me pajisjet elektronike
Më tej, probleme u hasën me pajisjet elektronike të cilat bëjnë verifikimin elektronik të votuesve. Në shumë prej qendrave në vend, plot 532 prej tyre, votimi nisi me vonesë, duke shkaktuar radhë të gjata pritjeje. E në jo pak qendra në rang vendi, me vendim të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, identifikimi i votuesve u vendos që të bëhet përmes listave, apo e njohur ndryshe si metoda tradicionale e votimit në mbarë botën.
Votimi elektronik ne 3 bashki
Nga ana tjetër, për herë të parë 3 bashki në vend, Vora, Kamza dhe Elbasani, po aplikojnë votimin elektronik. Edhe në këtë metodë u hasën disa probleme, herë sepse qytetarët nuk dinin ta përdornin, e herë sepse për shkak të kushteve të motit kishte edhe mungesë të elektricitetit në jo pak qendra votimi në bashkitë e vendit. Aktualisht situata është normalizuar, por në të treja këto bashki radhët e pritjes janë mjaft të gjata.
Dhunë, presion e frikë
Nuk kanë munguar edhe aktet e dhunës. Mbrëmjen e kaluar u dhunua kreu i Bashkisë Kolonjë, Erjon Isai, nga kundërshtari i tij politik. Ndërkohë, në një nga Qendrat e Votimit në Krujë, komisioneri i opozitës u godit me grushte nga një votues, duke i shkaktuar plagë. Përplasje ka pasur edhe në Durrës mes vëzhguesve të kolaicionit BF dhe PS.
Akuzat e palëve
Nuk kanë munguar edhe akuzat e ngritura nga ana e anëtarëve të Partisë Bashkë Fitojmë, për intimidim të votuesve nga ana e Partisë Socialiste. Në një video tjetër të shfaqur në media, shieht se si disa qytetarë të tjerë zihen në një tjetër qendër votimi. E ndërsa më flagrante është videoja e kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë; në Elbasan, Luçiano Boçi. Ai shihet se si intimidon qytetarët për të votuar.
Situata në Himarë
Në Himarë situata nuk është aspak e qetë. Gara atje po zhvillohet si asnjëherë më parë. Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri, ndodhet në burg, pasi u arrestua nën akuzën e shitblerjes së votës. Ndërkohë, simpatizantët e tij, herë pas here, dërgojnë denoncime se ndihen të kërcënuar. Në Himarë, mëngjesin e sotëm, mbërritën dhjetëra autobuzë me minoritarë grekë, mesa duket për të votuar.
Qarqet e mëdha të qeta
Nga ana tjetër, situata paraqitet e qetë në qarqet e tjera të mëdha, të cilat më herët kanë qenë problematike sa ju takon proceseve zgjedhore.
Puna e organeve te zbatimit te ligjit
Kujtojmë se Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokuroritë, ka bërë disa procedime, ndalime e arrestime dhe si asnjëherë më parë ka monitoruar situatën, duke shmangur një sërë konfliktesh të mundhshme. Ajo që ëhstë vënë re, është fakti se tentatorët më të mëdhenj për të bërë shkelje në këtë fushatë zgjedhore, apo edhe gjatë procesit zgjedhor, kanë qenë përfaqësues të opozitës. Mesa duket gara e ethshme ka bërë të sajën.
Votimet e zyrtareve dhe akuzat
Ditën e sotme gjithashtu, kanë votuar njëri pas tjetrit zytarë të lartë shtetërorë, nga Presidenti Begaj, kryeministri Rama, ish kryeministri Sali Berisha e të tjerë me radhë. Në deklaratat e tyre jashtë qendrave të votimit nuk kanë munguar edhe akuzat.
Shtyhet orari i perfundimit te votimeve
Dhe në fund, ndërsa orari zyrtar për përfundimin e procesit zgjedhor është ora 19, ky orar me vendim të KQZ, do të shtyhet në mjaft zona e qarqe, për shkak të problematikave të hasura mëngjesin e sotëm.
Zgjedhjet vendore 2023
Në zgjedhjet vendore të 14 Majit votohet për 61 kryetarë bashkie dhe për këshillat bashkiakë. Janë mbi 3.6 milionë qytetarë me të drejtë vote që do të zgjedhin mes 144 kandidatëve për kryebashkiakë.
Në 61 bashki të vendit janë të hapura 5213 qendra votimi. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik.
Për një vend në këshillat bashkiakë janë regjistruar 23 mijë e 700 kandidatë për 1603 pozicione. 44 parti janë regjistruar në zgjedhje nga të cilat 38 janë jashtë koalicioneve.
Kandidatët për kryetarë në 61 bashkitë e Shqipërisë:
Bashkia Tiranë
Arlind Qori – Partia “Lëvizja Bashkë”;
Marko Dajti – Partia “Fronit i Majtë”;
Lajla Pernaska – Partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”;
Erion Veliaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Belind Këlliçi – “Bashkë Fitojmë”
Roland Bejko – “Partia Demokratike”
Bashkia Belsh
Arif Tafani – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bedri Qypi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Bashkia Berat
Zija Ismaili – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Ervin Demo – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Bulqizë
Defrim Fiku – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Festime Mjeshtri – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Cërrik
Servet Duzha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Andis Salla – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Delvinë
Ilir Mehmeti – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Besmir Veli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Devoll
Eduard Duro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Elvis Hajdërlli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Çlirim Hoxha – kandidat I pavarur
Bashkia Dibër
Ismail Uka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Naim Gazidede – “Partia Demokratike”
Rahim Spahiu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Dimal
Gentian Meçi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Dritan Sula – “Partia Demokratike”
Juliana Memaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Divjakë
Josif Gorrea – Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Aurel Malko – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Dropull
Thanas Maneka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Dhimitraq Toli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Durrës
Igli Cara – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Emiriana Sako – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Elbasan
Gledian Llatja – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Luçiano Boçi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Fier
Evdar Kodheli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Eriselda Çelaj – “Partia Demokratike”;
Armando Subashi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Finiq
Leonidha Papa – “Partia Demokratike”;
Leonidha Hristo – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Romeo Çakuli – Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”;
Bashkia Fushë Arrëz
Fran Tuci – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Hil Curri – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Gjirokastër
Dorjan Lani – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Flamur Golemi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Gramsh
Hasim Çekrezi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Besion Ajazi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Has
Miftar Dauti – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Beqir Mulaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Himarë
Jorgo Goro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Dhionisios Alfred Beleri – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Kamëz
Rakip Suli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bilbil Bajraktari – “Partia Demokratike”;
Arjan Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Bashkia Kavajë
Fisnik Qosja – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Redjan Krali – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Këlcyrë
Klement Ndoni – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Adriatik Spahiu – “Partia Demokratike”;
Arjan Kasaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Klos
Valbona Kola – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bedri Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Kolonjë
Erion Isai – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Et’hem Lumani – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Konispol
Ergest Dule – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Fatmir Shero – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Korçë
Ledina Alolli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Sotiraq Filo – “Partia Socialiste e Shqipërisë”
Bashkia Krujë
Agron Loka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Artur Bushi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Kuçovë
Kreshnik Hajdari – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Lefter Maliqi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Ilirjan Koxhaj – “Partia Demokratike”;
Bashkia Kukës
Abedin Oruçi – “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”;
Admir Sinamati – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Safet Gjici – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Kurbin
Behar Haxhiu – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Majlinda Cara – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Lezhë
Pjerin Ndreu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Pashk Gjoni – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Libohovë
Leonard Hide – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Adil Xhelili – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Librazhd
Mariglen Disha – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Shefki Çota – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Lushnjë
Erisleda Sefa – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Eduart Sharka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Malësi e Madhe
Isa Ramaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Tonin Marinaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Maliq
Alfred Gega – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Gezim Topçiu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Mallakastër
Agron Kapllanaj – “Partia Demokratike”;
Qerim Ismailaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Resmi Shanaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Mat
Skënder Gjuci – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Agron Malaj – Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Memaliaj
Gjolek Guci – “Partia Socialiste e Shipërisë”;
Albert Malaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Mirditë
Ndrec Dedaj “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Albert Mëlyshi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Patos
Fation Duro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Pranvera Rizaj – Partia Demokratike”;
Sofije Alushaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Peqin
Mustafa Pashja – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bukurosh Maçi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Përmet
Edmond Komino – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Alma Hoxha – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Pogradec
Zini Tollozhina – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Ilir Xhakolli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Rezart Laraku – “Lëvizja e Re”;
Bashkia Poliçan
Florian Qama – “Partia Demokratike”;
Behar Xhaferaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Adriatik Zotkaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Prrenjas
Nuri Belba – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Suzana Topi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Pukë
Rrok Dodaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Gjon Gjonaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Pustec
Pandi Jani – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Pali Kolefski – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Roskovec
Erdit Hazizaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Majlinda Bufi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Rrogozhinë
Edison Memolla – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Shkëlqim Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Sarandë
Skënder Muço – “Partia Demokratike”;
Ardit Çikuli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Oltion Çaçi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Gjergji Mërkuri – kandidat i pavarur
Bashkia Selenicë
Nertil Bellaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Leonard Rakipaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Shijak
Elton Arbana – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Rezeart Tusha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Shkodër
Benet Beci – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bardh Spahia – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Skrapar
Euglen Mustafallari – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Adriatik Mema – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Tepelenë
Sokol Guga – “Partia Demokratike”;
Tërmet Peçi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Baftjar Imeri – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Tropojë
Besnik Dushaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Rexhe Byberi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Vau i Dejë
Klomentina Drini – “Partia Demokratike”;
Kristian Shkreli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Zef Hila – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Vlorë
Hysni Sharra – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Ermal Dredha – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Vorë
Blerim Shera – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Indrit Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Kandidatë të pavarur janë:
Astrit Ademi – kandidat për Këshill Bashkiak, Dibër
Agim Hysa- kandidat për këshill bashkiak, Dibër
Çlirim Hoxha – kandidat për kryetar bashkie, Devoll
Festim Kaso – Kandidat për këshill bashkiak, Devoll
Lazjon Petri – kandidat për këshill bashkiak, Korçë
Rinaldo Piroli – kandidat për këshill bashkiak, Kurbin
Diogjen Kolici – Kandidat për këshill bashkiak, Kurbin
Fatjon Biba – kandidat për këshill bashkiak, Rrogozhinë
Mitat Daja – kandidat për këshill bahkiak, Rrogozhinë
Gjergji Mërkuri – kandidat për kryetar bashkie, Sarandë
Soraldo Nebo – kandidat për këshill bashkiak, Sarandë
Ibrahim Bajrami – kandidat për këshill bashkiak, Sarandë