Mëngjesin e kësaj të mërkure, agjentët e BKH, Forcat e Përgjithshme Operacionale, Policia e Shtetit dhe SPAK, zbarkuan në Elbasan, Tiranë e Durrës, për të ekzekutuar 36 masa sigurie. Në vijim të megaoperacionit “Plumbi i artë”, janë zbardhur tre vrasje të rënda që kanë tronditur elbasanin në 6 vjeçarin e fundit. Urdhërarrest dhe për Talo Çelën e Hajdar Bako alias Çopja i cili sipas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani pranoi t’i jepte 1 milion e gjysëm euro vetëm t’i jepte provën që mundet t’a vriste Erjon Alibej.
Mes emrave të tjerë që janë firmosur urdhërarreste nga SPAK janë shefi i krimeve të Durrësit, Agustin Cinari, zv drejtori i Burgut Bradashesh, Martin Musaj pasi dyshohet për lidhje me grupet kriminale në Elbasan. Masë sigurie ‘arrest shtëpie’ është firmosur për ish gjyqtaren e gjykatës së Elbasanit, Pajtime Fetahu e cila është e shkarkuar nga vetingu si dhe dy policë.
Shumica prej personave të cilët u është firmosur urdhëarresti nuk ndodhen në Shqipëri ndërsa deri tani dihet që është ekzekutuar urdhërarresti për shefin e krimeve Cinari dhe zv/drejtorin e burgut Bradashesh.
Dëshmitë e të penduarve Nuredin Dumanit dhe Enkelejed Alibeaj dhe zbërthimi i bisedave të aplikacionit Sky- ECC kanë qenë provat kryesore me të cilat SPAK ka kërkuar në GJKKO firmosjen e urdhërarresteve.
Operacioni vijon në Tiranë, Elbasan, Durrës. Ka pasur dhe kontrolle banesash.
Masat e sigurisë të firmosura nga SPAK që dimë deri tani
1- Talo Çela
2- Altin Kamami
3- Rexhino Doci
4- Arben Lamcja
5- Arsen Mema
6- Eljo Bitri
7- Leam Rragami
8- Elvis Daka alias Dragoviç
9- Dorjan Dyli
10- Matilda Hoxholli
11- Denada Todi
12- Flobenc Mecja
13- Armis Stafa
14- Maksim Koci
15- Erzen Çopja
16- Franc Çopja
17- Hajdar Bako alias Çopja
18- Mikael Qosja
19- Martin Musaj – zv drejtori i Burgut Bradashesh – I arrestuar – Mase sigurie ‘Arrest me burg”
20- Guri Biba
21- Pajtime Fetahu – ish gjyqtare e Gjykates së Elbasanit – mase sigurie ‘arrest shtepie’
22- Renato Masuku,
23- Leonardo Rragami
24-Agustin Cinari- shefi i Krimeve në Durrës – I arrestuar – Mase sigurie ‘Arrest me burg”
Masë sigurie është firmosur edhe për Talo Çelen, një person i shpallur në kërkim dhe i akuzuar për një sërë krimesh, si dhe Hajdar Çopja, i njohur dhe si ‘Dari i Elbasanit’ një personazh i njohur në botën e krimit në Elbasan i cili sipas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani pranoi t’i jepte 1 milion e gjysëm euro vetëm t’i jepte provën që mundet t’a vriste Erjon Alibej, rivali i tij. SPAK ende nuk ka dale me njoftim zyrtar
3 vrasje me 6 viktima te zbardhura:
Masakra e Bradasheshit, me viktimë Endrit Alibej, xhaxhai Arben Dylgjeri si dhe shtetasi turk Erdal Durunay në dhjetor të 2018
Vrasja e Klevis Kapllani në Rrogozhinë – Rogozhinë, 15 shtator 2020
Atentati ndaj vëllezërve Klevi dhe Eraldo Baho në Elbasan, ku mbeti i vdekur njëri prejt tyre dhe tjetri i plagosur – Elbasan, 1 korrik 2019
Operacioni ‘Plumbi i artë’/ SPAK zbardhi dhe atentatin ndaj vëllezërve Baho, 5 vite më parë, njëri u vra tjetri u plagos
SPAK ka zbardhur dhe atentatin e bërë ndaj dy vëllezërve Baho në Peqin, ku njëri prej tyre Klevi Baho, mbeti i vdekur mesnatën e 1 korrikut 2019 ndërsa vëllai tjetër, Eraldo (Aldo) Baho, u plagos rëndë.
Klevi Baho, kishte vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu në Belgjikë, pasi drejtësia e këtij vendi e kishte dënuar për akuzën e vjedhjes kur iu bë atentat.
Ti je Kevi.. Si ndodhi atentati ndaj vëllezërve Bao
Më 3 korrik 2019 në një shkrim të Shqiptarja.com zbuloi dhe detaje nga skena e krimit
Gjithmonë sipas burimeve një person i është afruar Klevi Baho, duke i thënë “…Ti je Klevi…? 22-vjeçari është përgjigjur duke i thënë:“…Nuk jam unë…”. Është larguar dhe në atë moment i ka telefonuar vëllait të tij i cili ka mbërritur menjëherë me automjetin tip “Audi” me targë AA 33 AZ. Të dy kanë hipur në makinë dhe janë larguar në drejtim të banesës së tyre që ndodhet më shumë se dy kilometra larg nga rruga nacionale.Sapo dy vëllezërit kanë marrë rrugën drejt shtëpisë, pas tyre është vënë një tjetër automjet, një Benz, i cili ka nisur të qëllojë me armë teksa makinat ishin në ecje. Me plumba në kokë dhe trup, Klevi Bako ka mundur të dalë nga makina, ndërsa vëllai i tij ka mbetur aty dhe ndihmën e parë ja kanë dhënë familjarët që dolën menjëherë pasi dëgjuan të shtënat. E kanë dërguar me urgjencë pranë spitalit kirurgjik në Elbasan nga ku raportohet se ka marrë tre plumba në shpatull,ndërsa prej afro 40 minutash nuk kanë mundur të gjejnë djalin e vogël të tyre.
SPAK ende nuk ka dale me nje njoftim zyrtar lidhur me këtë operacion.
Në kuadër të operacionit të SPAK është lëshuar edhe urdhër arrest për shefin e krimeve në Durrës, Agostin Çinari.
Agostin Çinari zevendësoi në këtë detyrë Edmond Mustafën.
Më parë ai ka shërbyer në policinë e Pogradecit dhe të Elbasanit.
Plumbi i Artë 2’/ Zbardhet masakra e Bradasheshit, ku u vra dhe vëllai i Erjon Alibeajt! Zbulohet dhe ekzekutimi i Klevis Kapllanit, miku i Nuredin Dumanit
SPAK ende nuk ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me operacionin që vijon me ekzekutimin e një sërë urdhërarrestesh në kuadër të një operacioni kundër krimit të organizuar.
Mësohet se është zbardhur vrasja e Klevis Kapllanit dhe vrasja e trefishtë në Bradashesh ku mes viktimave ishte edhe vëllai i Erjon Alibej
Vrasja e Klevis Kapllanit
Klevis Kapllani u ekzekutua me breshëri plumbash brenda mjetit “Fiat Punto”, vetëm pak metra larg banesës së tij në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës. Ai u gjet i pajetë rreth orës 06:00 të mëngjesit të 15 shtatorit të vitit 2020 nga një banor i zonës, i cili kishte dalë për të grumbulluar qumështin.
Por, për hetuesit, vrasja e 33 vjeçarit kishte ndodhur gjatë natës, 14 shtator dhe se ishte ekzekutuar me një armë me silenciator. Viktima ishte me precedent penal dhe i dënuar në Itali për trafik droge dhe dy vite më parë, pasi kishte shlyer dënimin ishte kthyer në Shqipëri. Kapllani ishte baba i një fëmije të mitur, ndërsa vrasja atëherë u tha se dyshohej të ketë ndodhur për hakmarrje për shkak të drogës.Dyshohet se Kapllani kishte njohje dhe me të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani.
Vrasja e trefishtë në Bradashesh
Ndërkohë ngjarja e rëndë u mbetën të vrarë 3 persona, e njohur dhe si masakra e Bradasheshit ndodhi në fund të dhjetorit në 2018. Viktimë mbetën Endrit Alibej alias Ravik Dylgjeri, vëllai i Erjon Alibej, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay. Në atë kohë u tha se një sasi prej 50 kg kokainë që u zhduk në Britaninë e Madhe dyshohej të ishte motivi kësaj vrasejej të trefishtë.