TIRANË– Replika.al ka zbardhur detaje nga dokumentet e gjetura pas kontrolleve të ushtruara në banesën e ish-gruas së ministrit të Financave Arben Ahmetaj, Albina Macka dhe partneres së tij Erjola Hoxha. Kontrolli ka nisur në orën 14:40 dhe ka përfunduar në orën 15:20, kohë gjatë të cilës janë marrë dokumente që tregojnë pronësinë e apartamenteve dhe vilave.
Dokumentet e sekuestruara:
Kopje e projektit teknik për vilën e shtetases Albina Macka, në zonën e Rolling Hills, bashkëngjitur i gjithë dokumentacioni me detajet teknike.
Kopje e projekt konceptit në zonën Valamar, për projektin “Vila 22”, në ngarkim të shtetases Erjola Hoxha si dhe planvendosja e objektit.
Kopje e projektit teknik për apartamentin në kompleksin Valamar, Interior Design, porositur nga shtetësja Erjola Hoxha, bashkangjitur i gjithë dokumentacioni me detajet teknike.
Kopje e projekt idesë në vilën numër 73 Green Coast, në lidhje me vilën e shtetases Albina Mancka.
Kopje e dokumentacionit të ndodhur në folderin me emër 1097 AP Albina, mbi projektimin koncept ide të banesës ekzistuese të shtetases Albina Mancka. Ky objekt ndodhet në pallatin “Tuborg”, në zonën e Bllokut në Tiranë.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ