Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për trafik droge, pas një denoncimi të bërë nga gruaja e tij për dhunë në familje. Shqiptari, i identifikuar me inicialet K.G., akuzohet gjithashtu për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikim, përndjekje dhe posedim pa leje të municionit.
Policia bastisi banesën e 40-vjeçarit, pasi gruaja e tij, K.E., 37 vjeçe, ishte larguar nga shtëpia pas një debati. Gjatë operacionit, në banesë u gjetën 3 pako kokainë me peshë 3.26 kilogramë, 13 mijë euro cash, dhe 52 gëzhoja municioni.
Edhe nëna e 40-vjeçarit, K.H., 59 vjeçe, u shoqërua për bashkëpunim në tregtimin e drogës, por u procedua në gjendje të lirë. Gruaja e denoncuar u gjet me shenja dhune në urgjencën e spitalit. Shqiptari u izolua në Burgun e Vicenza, në pritje të hetimeve dhe procesit gjyqësor.