E përplasi makina disa ditë më parë në Peshkopi, humb jetën efektivi i Policisë Veli Gjura në Spitalin e Traumës
- 11 May, 2025
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Veli Gjura, efektivi i Policisë së Peshkopisë, i cili u përplas nga një mjet disa ditë më parë, ndërsa po ecte në trotuar. Ngjarja tragjike ndodhi kur një automjet tip “Golf”, i drejtuar nga 27-vjeçari me inicialet A.Sh., doli nga rruga dhe përplasi fillimisht punonjësin e policisë, dhe më pas një dyqan.
Nga hetimet e para, ka rezultuar se drejtuesi i mjetit ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit. Si pasojë e përplasjes, Gjura ndodhi të pësojë dëmtime të rënda, që kanë çuar në ndërrimin e jetës së tij në spital.
Drejtuesi i mjetit, A.Sh., është arrestuar dhe shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes tragjike.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ