E pazakontë! Zv. kryeministri kroat qëllon me armë nga makina dhe thotë: Vetëm për …

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kroaci ku është publikuar një video e Ministrit të Bujqësisë dhe zëvendëskryeministrit kroat, Josip Dabro duke gjuajtur nëntë të shtëna nga një pistoletë HS-2000 përmes një dritareje të hapur, teksa lëvizte me një makinë në vendin e pasagjerit.

Sipas mediave të huaja ai ka qëlluar afër një zone të banuar.

Dabro fillimisht ngarkon pistoletën dhe thotë: Vetëm për vëllanë tim Mario.

Pasi ai qëllon nga dritarja e makinës, fillon të këndojë dhe më pas vendos pistoletën brenda dhe thotë: Përshëndetje, vëlla Mario, natën e mirë.

Pas publikimit të videos autoritetet kroate, kanë nisur hetimet për zëvendëskryeministrin.