E pazakontë në Kosovë! Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve

Një protestë e pazakontë ka ndodhur sot para Kuvendit të Kosovës, ku avokati Arianit Koci ka sjellë katër gomerë në ambientet e jashtme të institucionit.

Koci deklaroi se kafshët simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve në raport me moskonstituimin e Kuvendit.

Me këtë veprim, ai synon të tërheqë vëmendjen për ngërçin politik dhe mungesën e përgjegjësisë nga ana e përfaqësuesve të zgjedhur.