E pazakontë në BBV: Erjola përgatit hallvën për çiftin Ilnisa-Meriton dhe ia plas në sy Ilnisës: Për mua ke vdekur
Situatat kanë qenë të shumta mes banorëve të “BBV3”, teksa mes tyre ka miqësi, por edhe debate e ‘përplasje’ të shumta.
E teksa, duket se banorët po ndahen në grupe, apo edhe po kalojnë nga grupi në grup, Erjola dhe çifti Ilnisa-Meriton kanë patur zënka e debate të shumta. Edhe pse Erjola njihej me Meritonin që jashtë, duket se kjo nuk i ka ndalur debatet mes Ilnisës dhe Erjolës.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, Erjola ka ngritur një plan ‘kurth’ për t’u shtirur si mikesha e Ilnisës, plan ky që e njohin edhe Juli me Ledjonën. Nga ana tjetër, gjatë mbrëmjes së djeshme, Erjola i ka thënë Ledjonës:
Egla ka thënë se ndoshta do gatuhet një hallvë për çdo eliminim, teksa Ilnisa i ka kërkuar shpjegime Erjolës. Ja si iu përgjigj banorja:
“Natën kur pashë klipin u preka. E patë reagimin tim. U ula me ty, më dole në shteg. Vura veten në një test, e di që deri dje nuk e kishe kuptuar afrimitetin tim me ty. Unë u afrova me ty për të të vënë në lojë ty dhe Meritonin. Një person që u prek, iu cënua burrëria… Ti ma jep dorën për lojë, sapo i thashë Julit që ti përdor vajzat. Hakmarrjen do të ta servir në një pjatë të ftohtë… Si lojtare s’do ta bësh gjumin rehat, si banore po iki të ta ha hallvën. Figurativisht, për mua ke vdekur…”