E pazakontë! Dalin flakë të gjelbra nga një pusetë në Universitetin Teknik të Teksasit, pamjet bëhen virale

Një shpërthim i pazakontë ka ndodhur në kampusin e Universitetit Teknik të Teksasit në Lubbock, duke krijuar një fenomen të rrallë që ka bërë xhiron e internetit. Pas shpërthimit, nga një pusetë kanë dalë flakë të gjelbra, një pamje e rrallë që ka habitur banorët dhe studentët e universitetit.

Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 me orën lokale, por për fat të mirë nuk ka raportime për të lënduar. Kapiteni i zjarrfikësve të Lubbock, Jon Tunnell, deklaroi se ekipet e emergjencës kanë gjetur flakë të gjelbër që dilnin nga një kapak pusetash, por ende nuk dihet shkaku i saktë i fenomenit.

Pas shpërthimit, disa ndërtesa universitare, përfshirë bibliotekën, u evakuuan, ndërsa energjia elektrike në kampus u ndërpre për arsye sigurie. Studentët u lejuan të ktheheshin në dhomat e tyre të banimit më vonë, por u këshilluan të shmangin zonën ku ndodhi incidenti.

Si pasojë e ngjarjes, universiteti ka njoftuar mbylljen e kampusit të enjten dhe të premten, duke sjellë përpara fillimin e pushimit pranveror, i cili ishte planifikuar të niste të hënën. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit dhe natyrën e flakëve të pazakonta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)