E papritur në gjyqin e Maradonës! Gjykata merr vendimin për çështjen e ish-kampionit të Botës
Kthesë e papritur në gjyqin për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona. Gjykata argjentinase cilësuar gjykimin e deritanishëm të çështjes si të pavlefshme.
Vendimi vjen pasi një nga tre gjyqtarët e gjyqit dha dorëheqjen për shkak të pjesëmarrjes së saj në një dokumentar të titulluar “Drejtësia Hyjnore”, i cili gjurmon pasojat e vdekjes së Maradonës në moshën 60 vjeçare deri në fillimin e gjyqit, duke e paraqitur gjyqtaren si protagoniste kryesore.
Në këtë mënyrë, e gjithë çështja do të rigjykonte nga e para, duke e kthyer kohën prapa. Vdekja në vitin 2020 e yllit të futbollit që udhëhoqi ekipin argjentinas drejt fitores në Kupën e Botës tronditi botën e futbollit dhe jo vetëm, ndërsa shtatë anëtarë të ekipit të tij mjekësor u akuzuan për vrasje nga pakujdesia