E papritur/ Ish-deputeti tregon se kush e nxjerr Berishën nga selia blu: Policia e Shtetit me…

Ish-deputeti Halit Valteri, ishte i ftuar në studion e Euronews Albania këtë të hënë, ku foli në lidhje me vendimin e gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike.

Valteri u pyet nga moderatorja Sidorela Gjoni mbi mënyrat si mund të largohet Berisha nga selia e Partisë Demokratike.

Ish-deputeti tha se kjo mund të ndodhë sipas legjislacionit, ku policia dhe përmbaruesi duhet të zbatojnë vendimin e gjykatës.

Gazetarja Sidorela Gjoni: Kush e largon Berishën nga selia e Partisë Demokratike?

Halit Valteri: Policia e Shtetit. Një telefon dhe vjen policia me përmbarimin. Duhet vendimi i gjykatës dhe përmbaruesit gjyqësor, u thua “kam pasur këtë qiraxhiun që më është futur me dhunë, nuk i kam marrë asnjë lekë, tani ma nxirrni pak jashtë”. Por besoj se nuk bëhet për selinë kjo luftë.

Edhe Sali Berisha dhe Rithemelimi janë deputetë të PD-së, atyre i takon gjithashtu selia. Selia u takon të gjithë anëtarëve sepse kanë dhënë kontribute. Aty nuk bëhet për selinë.

Alibeaj nuk 61 emra për bashki që të mbledhë vota. Plus duhen minimumi 40 emra për këshillat bashkiakë dhe thirrja që Alibeaj i bën Berishës është djallëzore dhe personale, duke i thënë hajde këtu dhe të mundim Ramën së bashku.

Check Also

“Pritshmëritë e shqiptarëve janë shumë të larta”, e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë: Sa herë takohem me zyrtarë të qeverisë u them ‘reforma në drejtësi është e pakthyeshme’

Në një ceremoni të mbajtur në Ministrinë e Brendshme, janë certifikuar punonjës të Agjencisë së …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *