E papritur, gazetarja ndërpreu intervistën me kryetarin e bashkisë pasi i quajti ‘kazan’
Gazetarja e njohur Aida Topalli e ftuar ditën e sotme në “Shije Shtëpie “ në TV Klan ka folur për një rast që të ‘çuditshëm’që i ka ndodhur gjatë një interviste.
Topalli tregoj se kishte shkuar në Librazhd për të bërë një intervistë dhe për të takuar kryetarin e bashkisë të asaj kohe, por që nuk është pritur shumë mirë pasi z.Kastriot Gurra i është drejtuar me emrin ‘kazan’. Ndër të tjera ajo tha se refuzoj që të bënte intervsitën dhe u largua.
“Isha në bashkin e Librazhdit, nuk është trasmtetuar ajo pjesë po sigurisht preferoj ta them sepse në fund të ditë ishte figura ime dhe isha unë.
Kryetari i bashkisë së Librazhdit bëri një sjellje totalisht arrogante, nuk është më kandidat tani z.Kastriot Gurra, duke më etiketuar si kazan.
Mirëpo të kesh një gazetare përball dhe ta quash kazan.. I thash të pres në zyrat e televizonit ku unë punoja nëse do të japësh një intervist ose në do bëj një kërkes me shkrim në redaksi sepse me mua nuk vazhdoj dot më.
Tha dhe disa gjëra të tjera por nuk i mbaj mend tani dhe i kamë thënë kjo intervsit ndërpritet këtu. Erdhi në fund e bëri intervsitën dhe ta dija tha që do e bëje sërish ti intervsitën nuk do të vija. Unë jam i thash, ky kazan, kjo vorbull ti tek ne do të vish.”