E paprecedent! Vëzhguesi i Blendi Gonxhes rrihen me simpatizantin e kandidatit të PS-së në qendren e numërimit (EMRAT)
Gara për të siguruar mandatin e deputetit në zgjedhjet e 11 majit po kalon çdo cak.
Një situatë në kufinjtë e çmendurisë ka ndodhur mes vëzhguesve të dy kandidatëve të PS në qarkun e Tiranës, Blendi Gonxhes dhe Eldian Cepelit. Gjithçka është zhvilluar në KZAZ numër 43 në Kavajë.
Situata ka eskaluar pas një përplasjeje mes vëzhguesve të Gonxhes që kryeson renditjen në listën e hapur dhe Eldian Cepelit.
Sipas raportimeve të fundit, nipi i Gentian Dajes, ish-kryetar i PS-së, dhe Durim Aga, mbështetës i Eldian Cepelit, janë përfshirë në një tension të madh që ka shpërthyer gjatë procesit të numërimit të votave.
Nuk janë dhënë ende detaje të plota rreth shkakut të kësaj përplasjeje, por përplasja ka qënë fizike dhe verbale, duke nxitur një ndërhyrje të menjëhershme të forcave të sigurisë.
Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.