E paprecedent në Fier, dhëndrri dhe vjehrra dhunohen fizikisht me njëri-tjetrin

Një ngjarje në kufinjtë e jo normales është shënuar në Fier.

Dhëndri dhe vjehrra janë dhunuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Policia ka nisur procedim penal për 41-vjeçarin dhe nënën e bashkëjetueses së tij, pasi kanë goditur njëri-tjetrin.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. Y., 41 vjeç, banues në Vlorë dhe L. Rr., 56 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz (nëna e bashkëjetueses së 41-vjeçarit), pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit”, thuhet në njoftimin e policisë.