E paditi për shpifje në SPAK, GJKKO merr vendimin për Gaz Bardhin

GJKKO ka shpallur të pafajshëm deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pas padisë së ish-drejtorit të Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj.

Sulaj paditi Bardhin për “shpifje” dhe “fyerje” për shkak të deklaratave të deputetit demokrat në një seancë plenare të Kuvendit në Shtator 2024, ku pretendoi se ai ishte emëruar nga bandat në krye të Policisë së Shkodrës.

Për këtë arsye Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi shpalljen fajtor të Bardhit për akuzën e “shpifjes” ndërsa për akuzën e “fyerjes”, pafajësi.