“E njeh Fatos Nanon?”, Rama me qytetarët në “Sy m’sy”: U fut në burg me urdhër nga i pari. Kukumjaçkat, insektet dhe bufi…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e radhës me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy” në rrjetet sociale, ku është ndalur edhe te ish-kryeministri Fatos Nano.

Rama deklaroi se Nano u burgos me urdhër politik nga kreu i qeverisë së kohës. Në vijim, ai foli edhe për reformën në drejtësi, duke theksuar se “drejtësinë e pavarur e solli Partia Socialiste, me mua në krye”.

Ne kemi dorëzuar drejtësinë, shpatën qe i takon drejtësisë. E ka ajo zonja shpatën e drejtësisë. E keni parë atë? I ka dhe sytë e mbyllura.

E njeh Fatos Nanos? Ke dëgjuar? U fut në burg me urdhër nga i pari. Hidhu përpjetë ti bashkë me kukumjaçkat dhe insektet e kënetës nën ritmin e bufit, por e vërteta është kjo. Nëse sot ka një SPAK, një Altin Duman, që meriton respekt, kjo ndodh sepse sot ka një drejtësi të pavarura nga pushteti politik, këtë e solli PS, me mua në krye.

Nëse ne e hodhëm këtë hap, ti mendon që ne nuk e dënim që një drejtësi e pavarura do të godiste edhe brenda nesh. Vinte bufi herë pas here që përkëdhelte Lulin këtu. Më ke dëgjuar kur them që duam një drejtësi që të mos shohim majtas e djathtas, por të godasim majtas e djathtas.“, thuhet në njoftimin e policisë.