“E ndjej veten të dhunuar”/ Reagimi i parë i G Banit pas përjashtimit: Më është prekur imazhi

G Bani ka reaguar për herë të parë pas përjashtimit nga “Big Brother VIP 4”, duke dhënë një intervistë për “Fan Club” pak minuta pas vendimit të Vëllait të Madh. Ai foli për incidentin që çoi në largimin e tij, duke pranuar se kishte goditur Gjestin, por pretendoi se edhe ky i fundit kishte vepruar në të njëjtën mënyrë ndaj tij.

“Nuk kam asnjë emocion për momentin. Jam akoma duke kuptuar çfarë ka ndodhur,” tha G Bani. Ai shtoi se e kishte ndjerë veten të dhunuar kur u prek i pari nga Gjesti.

“Gjesti kishte thënë se do më prekte dhe unë i thashë ta bënte nëse guxonte. Ai më preku pak, unë e preka pak më fort që e shtyva. Besoj se u dhunova, qoftë edhe me një prekje me gisht, sepse trupi im më përket mua,” u shpreh ai.

G Bani u shpreh i zhgënjyer që imazhi i tij është prekur sërish nga kjo situatë.
“Njerëzit gjykojnë dhe vendosin kush ka të drejtë. Nëse imazhi im do të cenohet sepse dikush më preku dhe unë e shtyva, le të ndodhë, nuk është hera e parë që më ndodh kjo gjë. Jam mësuar me këtë,” përfundoi ai.

Në fund, G Bani tha se e ka marrë malli për dikë, duke lënë gjithçka të hapur për interpretim.