Një rast i rëndë dhune në familje, ka ndodhur në Shkodër ku një e moshuar 86-vjeçare e quajtur Nazmie Buci është dhunuar brutalisht nga nusja e djalit të saj.
Sipas raportimeve nga fqinjët, të cilët e gjetën të moshuarën dhe e dërguan në spital, nusja, Elmira Buci e ka dhunuar vjehrrën me shkopin e dorës, ndërsa djali i saj, Ylli Buci e ka mbajtur të mbyllur në shtëpi. Fqinjët shprehen se kjo nuk është hera e parë që e moshuara është dhunuar, ndërsa djali i saj nuk ka reaguar për të mbrojtur të ëmën.
Ngjarja e rëndë është bërë publike nga banorët e zonës, të cilët i bëjnë thirrje autoriteteve që të marrin masa të menjëhershme për të ndaluar këto akte mizore dhe për të siguruar drejtësi për të moshuarën. Aktualisht, i biri dhe nusja janë thirrur në komisariat për t’u marrë në pyetje, ndërsa e moshuara po merr trajtim mjekësor në spital.
Ky rast ka tronditur komunitetin lokal, duke nxjerrë në pah problemin e dhunës në familje, sidomos ndaj të moshuarve, dhe ka nxitur kërkesat për veprime të rrepta ligjore ndaj përgjegjësve.