E mori me forcë dhe e dhunoi në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 34-vjeçar ka marrë me forcë në automjetin e tij një 40-vjeçar dhe më pas e ka dhunuar fizikisht. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, autori u kap dhe u vu në pranga.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ndodhi për motive të dobëta, ndërsa efektivët e Komisariatit të Policisë Tiranë bënë të mundur arrestimin e menjëhershëm të të dyshuarit, shtetasit L. R. (P.), 34 vjeç, banues në Tiranë.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij një shtetas 40 vjeç, të cilin e ka goditur me grushte”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Autoritetet kanë publikuar pamjet filmike të momentit kur ndodh rrëmbimi dhe vendosja me forcë e 40-vjeçarit në makinë, prova që pritet të përdoren në hetim.