E mitura mbron mjekun pervers me 4 gra Dervish Hasi: Çdo gjë ka qenë me dëshirën time!
Një ditë pas arrestimit të mjekut Dervish Hasi, policia e Tiranës ka marrë në pyetje 16-vjeçaren. Në polici ajo ka mohuar të jetë shfrytëzuar për prostitucion, por ka pranuar marrëdhëniet seksuale me 42-vjeçarin, me pretendimin se ai është burri i saj.
E mitura për të cilën mjeku Dervish Hasi e ka quajtur gruan e tij të 4, ka dëshmuar para punonjësve të Komisariatit nr. 1 në Tiranë.
Më tej e mitura ka shtuar se ajo është e martuar më një hoxhë duke iu referuar edhe personit të arrestuar Dervish Hasi 42 vjeç.
Sa i përket akuzave për shfrytëzim prostitucioni deri në këtë fazë hetuesit nuk e kane të qartë këtë pistë pasi edhe vetë e mitura e ka mohuar.
Gjatë këqyrjes së telefonit celularë policia ka zbardhur një video intime mes Dervish Hasit dhe të miturës për të cilën ende nuk është verifikuar periudha kohorë.