“E la fëmijën jashtë dhe gjuante me armë”, flet fqinji i 40-vjeçarit në Durrës: I droguar, torturonte vazhdimisht familjen


Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku babai mbante peng dy fëmijët e tij të mitur.

Aleks Marku kishte disa ditë që kishte ardhur  dhe kishte marrë apartamentin me qira në katin e parë të këtij objekti tetëkatësh ku jepen apartamente me qira buzë detit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Aleks Marku nuk ka qëndruar vazhdimisht në të dhe pas ikjes së fundit është rikthyer mbrëmjen e djeshme.

Në një intervistë të siguruar nga Replikë, një fqinj i tij deklaroi se 40-vjeçari kishte lënë në orën 1 natës fëmijën jashtë dhe vetë gjuante me armë zjarri në ambjentet e shtëpisë ku banonte. Ndërkaq plumbat sipas tij mbërrinin në hotelin pranë banesës duke rrezikuar zonën. Gjithashtu ai pohoi se Marku ishte një person që rrinte i droguar dhe torturonte vazhdimisht familjen e tij.