“E kisha shumë të vështirë të zgjidhja” – Berisha voton për primaret në Tiranë, por emrin e kandidatit e mban sekret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka votuar sot për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit si përfaqësues të PD-së në Tiranë.

Pas votimit në selinë e PD-së, Berisha u shpreh se kishte pasur vështirësi në zgjedhjen e tij, duke theksuar konkurrencën mes kandidatëve.

“Kishte kandidatura aq konkurruese sa ishte e vështirë të përqendroja vendimin tek një të veçantë. Do të doja të votonin për disa, por respektova statutin”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët se kë votoi, ai u përgjigj me ironi: “Top sekret”.

Berisha e cilësoi këtë proces si një akt shprese për demokracinë, duke theksuar se “liria nuk do të shuhet kurrë në këtë vend”.