E kërkoi Veliaj për vëzhgues, GJKKO nuk pranon në seancë avokatin amerikan Joshua Roberts

Avokati amerikan, Joshua Roberts nuk është lejuar të jetë pjesë e seancës gjyqësore të Erion Veliaj.

GJKKO ka vendosur që Roberts të mos jetë prezent as në rolin e vëzhguesit, pasi ky i fundit ishte ftuar nga Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës prej një muaji gjendet në qelitë e paraburgimit në Durrës, teksa sot do të mësojë edhe masën e sigurisë, e cila për momentin është ajo “arrest me burg” teksa akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, e cila po hetohet nën masën “detyrim paraqitjeje” edhe për mosdeklarim pasurie.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)