E kërcënoi se do kalonte jetën në burg, Donald Trump takohet me Mark Zuckerberg! A po përmirësohet marrëdhënia mes gjigandit teknologjik dhe kreut të ri të SHBA?

Kreu i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, ka darkuar me CEO-n e kompanisë “Meta”, Mark Zuckerberg, sipas BBC.

Ende nuk dihet se çfarë kanë diskutuar Trump dhe Zuckerberg, por mendohet se dyshja po përpiqet të rregullojë marrëdhënien e tyre të tendosur mes tyre.

“Mark ishte mirënjohës për ftesën për t’u bashkuar me Presidentin Trump për darkë dhe mundësinë për t’u takuar me anëtarët e ekipit të tij rreth administratës së ardhshme,” i tha BBC-së një zëdhënës i Meta.

Nga kërcënimi me burg në ulje në tryezë

Në gusht, Trump shkroi që Zuckerberg do të “kalonte pjesën tjetër të jetës së tij në burg” nëse ai përpiqej të ndërhynte në zgjedhjet e SHBA-së më 2024.

Por presidenti i zgjedhur më pas e zbuti pozitën e tij, duke thënë në një podcast në tetor se ishte “mirë” e se Zuckerberg po “qëndronte jashtë zgjedhjeve”, dhe duke e falënderuar atë për një telefonatë të zhvilluar mes tyre për shkak se sipas tij gjigandi teknologjik u përball me kërcënime.

Zuckerberg dikur deklaroi se nuk do të jepte më kontribute për të mbështetur infrastrukturën zgjedhore. Ai tha se donacionet e tij ishin projektuar për të qenë jo-partizan, dhe qëllimi i tij ishte të ishte neutral në zgjedhje.

Shokë të mëdhenj të teknologjisë

Nuk dihet se çfarë diskutuan dy burrat gjatë darkës në shtëpinë e Trump në Florida.

Megjithatë, marrëdhëniet e “përmirësuara” të Zuckerberg me presidentin e zgjedhur janë mbuluar me një hije ‘të zezë’ për shhkak të afërsisë e Trump me Elon Musk.

Marrëdhënia e ngushtë e Trump me pronarin e X rezultoi në më shumë se 100 milion dollarë (79 milion £) në dhurime fushate, së bashku me miratimin nga miliarderi dhe mbështetësit e tij.

Marrëdhënia e tyre është kaq e ngushtë sa ka bërë që disa të dublojnë Musk si “Shokun e Parë” të tij, krahas rolit të Melania Trump si “Zonjë e Parë”.

Megjithatë, Zuckerberg dhe Musk kanë një rivalitet të gjatë. Disa nga mosmarrëveshjet e tyre rrjedhin nga çështje serioze biznesi.