“E kam pasur në mendje”/ Gjesti flet për ish-të dashurën “D”: Ç’kam përjetuar me të, s’do e përjetoj më kurrë!

Në prime-in e fundit, Gjesti ka folur për herë të parë rreth ish-të dashurës së tij, të cilës i kushtoi një letër emocionale në ditën e të dashuruarve.

I pyetur nëse është ende i dashuruar me vajzën, emri i së cilës fillon me shkronjën “D”, Gjesti e mohoi, por pranoi se ajo ka pasur një ndikim të madh në jetën e tij.

“Jo… thjesht çfarë kam përjetuar me atë vajzë nuk besoj se kam për të përjetuar me ndonjë tjetër. I kemi ndarë rrugët. Çfarë kam përjetuar me të është diçka shumë e madhe dhe nuk kam harruar kurrë. Unë ndihem në borxh me të dhe nëse do të mund t’ia kthej ndonjëherë, do e bëj.”

Ai shtoi se kanë rreth 7-8 muaj që janë ndarë dhe se në fillim e kishte shumë në mendje, por tani më pak.