“E kam dashur shumë atë vajzë”, Xumi i përmend Xhenetën, Gjesti i zemëruar: Unë ta mora Eglin! Banorja lëndohet…

Një debat i ashpër ka shpërthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” mes këngëtarit Gjesti dhe banorit Xumi. Gjatë debatit, Xumi përmendi lidhjen e kaluar të Gjestit me Xhenetën në “Big Brother VIP Kosova,” duke e akuzuar se ajo i është marrë “sy për sy.”

“Nuk e kam të lehtë,” tha Gjesti, ndërsa pranoi se e ka dashur shumë Xhenetën dhe e ka të vështirë të përballet me këtë situatë. Në një moment të nxehtë gjatë debatit, Gjesti iu kundërpërgjigj Xumit duke thënë: “Edhe unë ta mora ty Eglin.”

Pas tensionit në shtëpi, Gjesti i kërkoi falje Eglit, duke sqaruar emocionet që e shtynë të bënte këtë deklaratë dhe duke pranuar që e ka lënduar.

Pjesë nga biseda mes Gjestit dhe Eglit:

Gjesti: As unë nuk e kam të lehtë.

Egli: Më vjen shumë keq, por për momentin kam hallin tim. T’i e ke bërë të qartë që kjo është lojë, por unë ndonjëherë nuk i perceptoj emocionet si lojë. Është faji im.

Gjesti: Egli, po të them, nuk e kam të lehtë, shumë e kam të vështirë.

Egli: Do kalojë.

Gjesti: Me të vërtetë e kam dashur atë vajzë, e kam shumë zor. Atë fjalë e nxora se më plasi zemra. Ndoshta të lëndova, më fal.

Kjo situatë ka krijuar tensione të reja në shtëpi, ndërsa banorët vazhdojnë të përballen me emocionet dhe sfidat e lojës. Ndërkohë, Egli ka zgjedhur të ruajë qetësinë dhe të mos reagojë në prani të banorëve të tjerë për të mos e lejuar situatën të përdoret kundër tyre.