Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se është gati të ulet në tryezën e bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin, në mënyrë që t’i japë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.
Ai i bëri komentet në një intervistë me gazetarin britanik Piers Morgan të postuar në YouTube.
“Unë nuk do të jem i sjellshëm me të, e konsideroj atë një armik. Të jem i sinqertë, mendoj se edhe ai më konsideron mua armik”, tha udhëheqësi ukrainas.
Javën e kaluar, Putin tha se Moska do të zhvillonte bisedime me Ukrainën, por përjashtoi mundësinë që të fliste drejtpërdrejt me Zelensky.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ