“E grabita pasi fali Namazin”, Nuredin Dumani: Për fat të keq dolën në të njëjtin orar, e godita në gjoks dhe …

Nuredin Dumani ka rrëfyer edhe një tjetër grabitje të tij në qytetin e Elbasanit.

I shoqëruar nga shokët e tij, mes të cilëve Talo Çela, ai ka pranuar se ngjarja e ndodhur në vitin 2018 ndodhi pasi kambistët falën namazin.

“Kambistin e grabitëm sapo falej namazi, se ishte Ramazan dhe pashë njëri që po shkonte në xhami pranë kalasë së Elbasanit. Për fat të keq të tyre, të gjithë kambistët dolën në të njëjtin orar. Me armë kam qëlluar unë, fillimisht në gjoks. Ardian Çollaku nuk e di nëse ishte pronari. Grabitjen e kryem me një mjet, e përplasëm diku që të orientohej, Opel i bardhë me xhama të zinj, e kemi bërë pas shtëpisë së Talo Çelës. Aty vendosnim xhamat e zinj. Viktima kishte benc me portobagazh, vishnje.

Dumani: Pasi ka dalë kambisti nga shtëpia, i jemi afruar me makinën, unë kam zbritur dhe i kam thënë “Ulu në tokë”, dhe më tha “Gjuaj”. Ai kundërshtoi. Unë e kam qëlluar 1 ose 2 herë në gjoks dhe një herë në kupën e gjurit, mesa mbaj mend në gjurin e djathtë. Pasi morëm paratë, jemi larguar. Unë kam marrë 17-20 milionê lekë, të njëjtën shumë ka marrë edhe Dorian Shkoza, Ardian Çollaku, Gentian Sharra dhe Talo Cela.