‘E godita me kokë dhe stjuardesat i lidhën duart‘ shqiptari hero ndalon pasagjerin që tentoi të hapte derën e avionit
Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare është kthyer në hero, pasi ndaloi një pasagjer i cili tentoi të hapte derën e avionit në një lartësi mbi 9 mijë metra, gjatë fluturimit Tel Aviv-Londër.
Një incident është shënuar në bordin e avionit të nisur nga Tel Avivi për në aeroportin Luton në Londër, pasi një pasagjer tentoi të hapte derën emergjente të avionit gjatë fluturimit duke shkaktuar panik dhe kaos mes pasagjerëve.Në një video të publikuar, jepen pamjet rrëqethëse nga momenti kur një pasagjer i guximshëm goditi burrin që u përpoq të hapte derën e urgjencës, duke sulmuar një stjuardesë.
Heroi që ndaloi kaosin në avion është një 45-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ka rrëfyer për “The Sun” të gjithë ngjarjen.