E gjithë familja mbajti Agjerim, kthehen në Shqipëri për të festuar Fitër Bajramin

Besimtarët myslimanë kanë falur Fiter Bajramin në Xhaminë e Fushe-Krujës, të tejmbushur nga të gjitha grupmoshat. Risi e këtij muaji të agjërimit ishin edhe moshat e vogla, nxënës të shkollave të qytetit.

Hoxha Muharrem Vrana në fjalën e tij gjatë faljes së Fiter Bajramit ka thënë, ndër të tjera: Muaji i agjërimit tregon vullnetin e besimtarëve në harmoni, bashkim, solidaritet, begati dhe largimin e feseve negative, rruga në mirësi të Zotit.

Besimtarët në emigrim tregojnë se kanë agjëruar muajin e shenjtë të Ramazanit, ndaj janë kthyer të festojnë pranë familjeve Fiter Bajramin.