E fundit/ Klevis Qose emërohet në krye të burgjeve në Shqipëri, zëvendëson të dorëhequrin Abrija

Sot  është marrë vendimi për emërimin e drejtorit të ri, i cili do të jetë Klevis Qose. Prezantimi i tij do të bëhet sot rreth orës 15:00 para stafit të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve nga ministri Manj

Propozimi është bërë nga ministri i drejtësisë, ndërsa është miratuar sot në mbledhjen e qeverisë shqiptare. Më herët, Qose ka qenë në krye të Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Birgjeve (SHKKB), pra është pjesë e sistemit në fjalë.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe mjekër

Pas një karriere të gjatë në forcat operacionale dhe si oficer policie në disa komisariate të vendit, prej disa  vitesh Qose ka ushtruar funksionin si oficer pranë SHÇBA Tiranë, ku dhe ka udhëhequr një sërë hetimesh ndaj paligjshmërive të kryera nga efektivë të policisë.

Klevis Qose, i diplomuar në Siguri Publike dhe Drejtësi, ka marrë çertifikatën e mirënjohjes nga kryeministri Edi Rama për luftën ndaj terrorizmit në vendin tonë. Nga 6 dhjetori 2023, Qose ka mbajtur detyërn e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit të Provës në vendin tonë, ndërsa tashmë merr “stafetën” nga Admir Abrija, i dorëhequr, në krye të burgjeve në Shqipëri.