Gazetari i ABC News, Erma Vija, raporton se Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen për ish-ministrin Lefter Koka në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.
Mesditën e sotme po mbahet pikërisht seanca, për Lefter Kokën, ish-deputetin Alqi Bllako dhe disa zyrtarë të tjerë.
Lefter Koka akuzohet se ka marrë ryshfet 2.7 milion euro për dhënien e lejes së ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit.
Vendimin për të kaluar për gjykim dosjen për Lefter Kokën e ka marrë gjyqtarja, Rudina Palloi.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ