E duan në Londër e Torino, Tare merr ofertën e papritur

Kthesë e papritur në marrëdhënien e drejtorit sportiv, Igli Tare me presidentin Claudio Lotito. Mediat italiane raportojnë se mes palëve është rikthyer paqeja dhe tashmë nuk mendohet për divorc. Madje, sipas tyre, tani në tavolinën e drejtorit shqiptar është paraqitur një ofertë rinovimi.

Mes thashethemeve për kalimin te Tottenham dhe Juventus, Tare tashmë pritet të zgjasë martesën me Lazion edhe për tre sezone të tjera.

Nën drejtimin e ish-sulmuesit, kryeqytetasit kanë pësuar rritje në nivelin ekonomik, pavarësisht se në aspektin sportiv ka dështuar të fitojë trofe. 49-vjeçari ka qënë tepër kritik për lojtarët e bardhekaltërve në ditët e fundit, duke e vënë në dyshim qëndrimin e tij në “Olimpico”.

Megjithatë, duket se oferta e rinovimit për 3-vite të tjera do e bind për të zgjatur romancën me klubin ky shkëlqeu në drejtim.