E diela me temperatura të larta, parashikimi i motit për ditën e sotme! Termometri shënon 35°C në qytetet bregdetare

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti pritet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, duke përjashtuar vranësira të pakta kalimtare, të cilat mund të shfaqen gjatë orëve të mesditës deri në mbrëmje, kryesisht në veri të vendit.

Temperaturat do të jenë të larta, me vlera maksimale që priten të arrijnë deri në 37°C në qytete si Elbasani, Gjirokastra dhe Berat.

Në qytetet bregdetare si Vlora, Durrësi dhe Saranda, temperaturat maksimale do të variojnë nga 34°C deri 35°C, duke favorizuar pushimet pranë detit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 1-5 m/s. Në zonat bregdetare, veçanërisht në bregdetin jugperëndimor dhe në zonat luginore, era do të arrijë hera-herës shpejtësi deri në 7-10 m/s.

Gjendja e detit do të jetë e qetë, me valëzim të ulët, 1-2 ballë.