E dhimbshme, policit të vrarë i kishte aksidentuar për vdekje djali para disa vitesh
Rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i rënë në krye të detyrës orëve të para të së dielës, i kishte vdekur djali në aksident para më shumë se 10 vitesh.
Mësohet se autorit që kishte shkaktuar aksidentin, Blerim Kasumi, iu kishe marrë patenta e shoferit me urdhër të gjykatës.
Fatlum Bunjaku, djali i policit tashmë të ndjerë, humbi jetën në moshën 17-vjeçare.
I biri i policit të rënë në detyrë ishte aksidentuar më 10 shtator të 2012-ës në fshatin Milloshevë.
“Data 10 shtator ka qenë ditë tragjike. Kam qenë në punë kur e kam marrë lajmin se djali im është aksidentuar. Kur kam arritur te restorant ‘Shega’ kam pa që djali im është aksidentuar”, kishte rrëfyer tashmë i ndjeri, Afrim Bunjaku.
Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, humbi jetën pas plagëve të marra nga sulmi terrorist i përreth 30 personave që u futën në territorin e Kosovës, e më pas u ngujuan në Manastirin e Banjskës së Zveçanit.