E detyronte për marrëdhënie se*suale 3 herë në ditë, ndryshe e kërcënonte me videot intime, arrestohet piloti i Forcave Ajrore
Një pilot i Forcave Ajrore greke është arrestuar nga policia pas një skandali tronditës të shantazhit dhe dhunës psikologjike ndaj ish-partneres së tij. Ngjarja e rëndë është raportuar nga mediat vendase dhe ka ndodhur më 31 mars në Greqi.
Sipas burimeve zyrtare dhe dëshmive rrëqethëse të viktimës, burri e kërcënonte të kryente marrëdhënie seksuale tri herë në ditë – në mëngjes, drekë dhe darkë – në të kundërt, ai do të shpërndante video intime të filmuar gjatë kohës që ishin në një lidhje.
Gruaja kishte përfunduar lidhjen me pilotin në shtator 2024, por ai nuk e kishte pranuar ndarjen dhe kishte nisur ta përndiqte, duke ushtruar presion dhe kërcënime të vazhdueshme. Situata u përshkallëzua kur ai nisi ta ndjekë fizikisht, përfshirë edhe para një parukerie ku ajo po merrte shërbime, çka e detyroi të thërriste policinë nga frika për sigurinë e saj.
Sipas deklaratës së saj në polici, ngacmimet nisën që në mes të vitit 2024, pak pasi viktima kishte depozituar një kallëzim penal për dhunë në familje ndaj tij. Prej asaj kohe, ish-partneri nisi një fushatë kërcënimesh dhe shantazhi.
Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur nëse Forcat Ajrore Greke kanë nisur një hetim disiplinor ndaj pilotit, por çështja tashmë është në duart e drejtësisë, e ndërkohë po verifikohet nëse pamjet intime janë shpërndarë edhe te persona të tretë.