E dashura e Safet Bajrit shtrohet në spitalin e burgut, ndodhet në gjendje të rënduar…

Eria Ago, e dashura e Safet Bajrit, e cila akuzohet për përfshirje në vrasjen e Fatbardh Licit, ndodhet e shtruar në spitalin e burgut të Pojskës në Pogradec.

Gjatë dëshmisë së saj, Ago ka mohuar çdo lidhje me ngjarjen, duke deklaruar se ditën e krimit ndodhej në Tiranë dhe jo në Shkodër. Avokatët e saj kanë kundërshtuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, duke argumentuar se provat e paraqitura nga SPAK nuk janë të mjaftueshme.

Megjithatë, sipas organit të akuzës, Ago ka pasur një rol aktiv në vrasje, pasi dyshohet se drejtonte një nga makinat e përdorura për të larguar nga vendngjarja autorët e dyshuar, Safet Bajri dhe Astmer Bilali.

Aktualisht, ajo ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa avokatët vijojnë përpjekjet për ndryshimin e masës së sigurisë.