E BUJSHME/ Vjehrri iu vra në Lezhë, atentati i Lundrës ishte “taksur” për gruan e Roan Brahimit! Detaji që ngatërroi autorët
Detaje tronditëse kanë dalë në dritë mbi dy ngjarjes e bujshme që tronditen vendin mbrëmjen e djeshme.
Rreth orës 20:00 në Lezhë u ekzekutua Gjovalin Prendi, teksa pas thuajse 2 orësh, një atentat me 4 të plagosur ndodhi në Lundër, Tiranë.
Ngjarje që në pamje të parë duket se nuk kanë asnjë lidhje, por jo për grupin hetimor dhe policinë.
Gruaja e Roan Brahimit, babai i të cilit u vra pasditen e djeshme në Pllanë të Lezhës përdor makinë të ngjashme me atë të 4 personave të plagosur në Lundër mbrëmjen e djeshme, vetëm pak orë pas ngjarjes në Lezhë.
Gruaja e Roan Brahimit jeton në të njëjtën lagje në kompleksin e vilave në Lundër, ku jetojnë edhe të rinjtë që u plagosën mbrëmë. Po ashtu, kjo e fundit përdor makinën G-Class. Mbrëmë ajo ka qenë në Pllanë në Lezhë, ku iu vra vjehrri.
Hetuesit kanë dyshime se autorët mund ta kenë pritur që të kthehej në Tiranë dhe mund të kenë ngatërruar makinën G-Class dhe kanë qëlluar makinën ku udhëtonin 4 të rinjtë. Një tjetër detaj është që të gjithë makinat e familjes ishin të regjistruara si pjesë e kompanisë “Pelican Security”.
Kjo ka ngritur dyshime të forta që shënjestër e sulmit të ketë qenë gruaja e Roanit dhe 4 të plagosurit të jenë qëlluar gabimisht.