E bujshme, socialisti Erion Braçe “kthehet” në demokrat! Pozon me dy gishta…
Gjatë kësaj fushate elektorale në Tiranë po bën xhiron e rrjetit një foto, ku deputeti socialist Erion Braçe shfaqet me dy gishta lart, simbolin tradicional të Partisë Demokratike.
Fotografia është shkrepur në një rrugë të kryeqytetit, ku Braçe, i shoqëruar nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ndodhej pranë një posteri elektoral të kandidates demokrate Jorida Tabaku.
Në fakt ka një të përbashkët mes ish zëvendës kryeministrit socialist dhe ish nënkryetares së PD kur e drejtonte Lulëzim Basha. Partia Socialiste e vendosi Braçen në listën e hapur të Tiranës.
Po të njëjtën gjë bëri edhe PD e Berishës me Jorida Tabakun megjithëse ishte ndër më të votuarat nga gratë në primaret e qarkut të Tiranës.