Dasara Karaiskaj liston banorët që nuk do të llogariste në rast se do ishte pjesë e BBV3
Gazetarja Dasara Karaiska e ftuar së fundmi në Replikë në LIVE-in e përjavshëm për analizën e formatit më të ndjekur Big Brother Vip, ndër të tjera është pyetur nga gazetari se kë nga banorët nuk do të llogariste nëse do të ishte pjesë e Big brother Vip. Duke qeshur dhe me vendosmëri ajo është përgjigjur që nuk do të llogariste asnjë aty brenda. Gjithashtu shtoi se do hyja brenda pa llogaritur askënd si dhe në fund nuk ka nguruar të japë dhe emrat e banorëve që nuk do t’i llogariste në shtëpinë më të famshme në Shqipëri duke përmendur kështu Julin, Merin, Eglën, Fatjonin, Gracianon dhe Erjolën.
Pjesë nga intervista:
Gazetari: Cilët janë banorët që do t’i shihje si rival ose kërcënim po të ishe pjesë e shtëpisë, po ata që nuk do t’i llogarisje fare?
Dasara: Nuk do të llogarisja askënd aty brenda, t’i them me emra? Parimisht, parimisht nuk do të llogarisja njeri, domethënë do të hyja me mendimin për të mos llogaritur njeri. Praktikisht, padyshim Julin, padyshim Merin, padyshim aktoren Eglën , padyshim atë Fatjonin, më ndihmoni, ah, këto që kanë hyrë tani Gracianon dhe Erjolën.