“E bëri djali im…i lumtë”/ Babai e nxori zbuluar: Kush është autori i plagosjes në Durrës
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Katër Rrugët e Fllakës–Katund Sukth”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 36-vjeçar. Kid Kazazi dyshohet se qëlloi ndaj 36-vjeçarit pasi disa ditë më parë ai i kishte dhunuar babain.
Nga hetimet paraprake rezulton se rreth orës 19:30, të datës 30.05.2025, në vendin e quajtur “Fllakë e Egër”, shtetasi Kid Kazazi duke lëvizur me automjetin tip “Ford Focus”, ka qëlluar me armë zjarri të dyshuar pistoletë, gjatë një parakalimi, drejt automjetit tip “Lancia”, në të cilin ndodhej shtetasi Arbi Gorgeja 36 vjeç, banues në Durrës.
Si pasojë, shtetasi Arbi Gorgeja mbeti i plagosur, ndërsa dy të miturit 14 e 15-vjeç që udhëtonin me të nuk kanë pësuar lëndime.
Nga hetimet ka rezultuar se disa ditë më parë, shtetasi Arbi Gorgeja, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të shtetasit Kid Kazazi, i cili ka pësuar dëmtime fizike jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu bëhet me dije se babai i autorit, i ulur në një kafene në Kavaja, teksa shikonte televizor është shprehur “mirë ja ka bërë, e ka plagosur djali im”.